Kreu Financa Njoftim nga Administrata Tatimore e Kosoves

Njoftim nga Administrata Tatimore e Kosoves

nga Kontabilisti

Njoftim për Certifikatën e Rezidencës Tatimore

Certifikata e rezidencës tatimore është dokument që konfirmon vendin apo rezidencën për qëllime tatimore.

Personat të cilët punojnë jashtë vendit, kërkojnë CR për lehtësim në fushën e tatimimit me vendet me të cilat kemi Marrëveshje për Eliminim të Tatimit të Dyfishtë (METD).

Kërkesa për aplikim të Certifikatës së Rezidencës gjendet në ueb-faqe të ATK, në linkun: https://www.atk-ks.org/…/Kerkese-per-CR_Person-Fizik.pdf

Kërkesa për CR duhet të plotësohet me informata të sakta dhe duhet të bashkëngjiten dokumentet e kërkuara të cilat janë të listuara në formularin e kërkesës.

Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet në arkivin e Zyrës Qendrore të ATK, apo në email adresën: metd@atk-ks.org.

Certifikata e Rezidencës Tatimore lëshohet nga Divizioni për Bashkëpunim Ndërkombëtar në kuadër të ATK, ndërsa disa nga shtetet kanë formularët e tyre për CR, të cilat ne si Autoritet Tatimor jemi përgjegjës për nënshkrim e tyre.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni