Kreu Biznes Njoftim nga ATK per raportimin e transaksioneve te kontrolluara

Njoftim nga ATK per raportimin e transaksioneve te kontrolluara

nga Kontabilisti

Raportoni për transaksionet e kontrolluara

Të nderuar tatimpagues,

Bazuar në Legjislacionin Tatimor, gjegjësisht Nenin 28 të Udhëzimit Administrativ MF-Nr. 02/2017 për Transferimin e Çmimit, afati për dorëzimin e formularit “Njoftimi i transaksioneve vjetore të kontrolluara” për vitin 2023 është deri më datë 31 mars 2024.

Tatimpaguesit e përfshirë në transaksione të kontrolluara në mes të personave të lidhur, që janë subjekte të juridiksioneve të ndryshme tatimore, të cilët brenda periudhës raportuese në total kalojnë shumën prej treqind mijë euro (300,000€), janë të obliguar të dorëzojnë në ATK formularin “Njoftimi i transaksioneve vjetore të kontrolluara”.

Formulari “Njoftimi i transaksioneve vjetore të kontrolluara” duhet të dorëzohet në formë fizike në:

Zyrën Qendrore të Administratës Tatimore të Kosovës / Departamentin për Transferim të Çmimeve dhe Ekonomi Digjitale.

Adresa: Këndi i rrugëve “Dëshmorët e Kombit” dhe “Bill Klinton”, Prishtinë.

Për çdo paqartësi, ju lutemi na kontaktoni në:

Tel: +383 38 200 250 94 ose

E-mail: transferpricing@atk-ks.org

Formularin “Njoftimi i transaksioneve vjetore të kontrolluara” mund ta gjeni në ueb-faqen e ATK-së, www.atk-ks.org – Për tatimpaguesit – Formularët.

ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!

Administrata Tatimore e Kosovës

Ju gjithashtu mund të pëlqeni