Kreu Financa Njoftim nga Departamenti i Tatimit në Pronë rreth pagesës për këstin e dytë!

Njoftim nga Departamenti i Tatimit në Pronë rreth pagesës për këstin e dytë!

nga Kontabilisti

Njoftimi i fundit për këstin e dytë!

Edhe pak ditë kanë mbetur për të paguar këstin e dytë. Kësti i dytë përfundon me datë 30 shtator, por meqenëse kjo datë është ditë fundjave, atëherë të gjithë tatimpaguesit që ende nuk e kanë kryer obligimin e tyre, mund ta kryejnë pagesën deri më 02 tetor 2023.

Duke kryer me kohë obligimet tuaja, ju nuk do të paguani gjoba në shumën 10% të këstit të dytë dhe interes prej 0.65% në muaj.

Për çdo paqartësi eventuale rreth pagesës konsultohuni me zyrtarët komunalë të tatimit në pronë.

Po ashtu, për të kryer më shpejt detyrimet tuaja, ju mund të shfrytëzoni edhe platformën elektronike e-Kosova.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni