𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐩𝐚𝐠𝐮𝐞𝐬 – 𝐂𝐞𝐫𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐚𝐭𝐚 𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐬𝐮𝐚𝐫𝐢𝐭, 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐫𝐤𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐒𝐢𝐬𝐭𝐞𝐦𝐢𝐭 𝐄𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐨𝐧𝐢𝐤 𝐄𝐃𝐈
Referuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës Nr. 01/05, datë 05.04.2021, për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë #COVID19, Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se të gjitha #bizneset, (punonjëseve të të cilave ju kërkohet leje qarkullimi vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës), përmes Sistemit Elektronik- #EDI mund të pajisen me “Certifikatën e të punësuarit”.
Shkarkimi i “Certifikatës për të punësuarit”, përmes Sistemit Elektronik #EDI kërkohet nga të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari dhe që marrin pjesë në funksionimin e zingjirit të furnizimit (përfshirë #transportin e #mallrave/ #shërbimeve), sipas pikës 15.3 të Vendimit të lartcekur, nëse punojnë edhe gjatë kohës së kufizuar për lëvizje të lirë.
Secili tatimpagues duhet të sigurohet nga i punësuari se dokumenti “Certifikatë e të punësuarit” vlen për të qarkulluar vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës dhe si i tillë nuk mund të përdoret për qëllimet tjera.
Dokumenti ”Certifikatë e të punësuarit” mund të shkarkohet përmes Sistemit Elektronik – EDI, në menynë “Shërbimet”, nën-menynë “Certifikatë e të punësuarit. Ky dokument duhet të shkarkohet për secilin të punësuar nga i cili kërkohet të lëvizë për kryerjen e detyrave të punës.
Dokumentin e shkarkuar, më pastaj duhet ta vulosni dhe nënshkruani. Ky dokument së bashku me letërnjoftimin dhe ID-në zyrtare (kartelën identifikuese) të punonjësit (nëse ka), do të Shërbejë si leje për të qarkulluar dhe atë vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës. Pra, ky dokument për arsye tjetër nuk mund të përdoret.
Linku: https://edeklarimi.atk-ks.org/
𝑨𝑻𝑲 𝒎𝒃𝒂𝒏 𝒑𝒓𝒆𝒎𝒕𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒑𝒆̈𝒓 𝒌𝒖𝒋𝒅𝒆𝒔𝒊𝒏 𝒆 𝒗𝒂𝒛𝒉𝒅𝒖𝒆𝒔𝒉𝒆̈𝒎 𝒏𝒅𝒂𝒋 𝒕𝒂𝒕𝒊𝒎𝒑𝒂𝒈𝒖𝒆𝒔𝒗𝒆!
Administrata Tatimore e Kosovës