Njoftim për tatimpagues
Dorëzimi i raportit për transaksionet e kontrolluara
për vitin 2022
Bazuar në Legjislacionin Tatimor, gjegjësisht Udhëzimin Administrativ MF-Nr. 02/2017 për Transferim të Çmimit, afati për dorëzimin e formës “Njoftimi i transaksioneve vjetore të kontrolluara” për vitin 2022 është deri me datë 31 mars 2023.
Tatimpaguesit e përfshirë në transaksione të kontrolluara në mes të personave të lidhur, që janë subjekte të juridiksioneve të ndryshme tatimore, të cilët brenda periudhës raportuese në total kalojnë shumën prej treqind mijë euro (300,000€) janë të obliguar të dorëzojnë formën “Njoftimi i transaksioneve vjetore të kontrolluara”.
Raportimi të bëhet për transaksionet e kontrolluara të vitit 2022. Ky njoftim duhet të dorëzohet në formë fizike në:
Zyrën Qendrore të Administratës Tatimore të Kosovës / Departamenti për Transferim të Çmimeve dhe Ekonomi Digjitale.
Adresa: Këndi i rrugëve “Dëshmorët e Kombit” dhe “Bill Klinton”, Prishtinë.
Për çdo paqartësi, ju lutemi na kontaktoni në:
Tel: 038 200 250 94 ose E-mail: transferpricing@atk-ks.org
Formularin “Njoftimi i transaksioneve vjetore të kontrolluara” mund ta gjeni në web-faqen e ATK, www.atk-ks.org – Për tatimpaguesit – Formularët.
ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!
Administrata Tatimore e Kosovës