Kreu Financa Njoftim per personat qe kane kredi në Raiffeisen Bank

Njoftim per personat qe kane kredi në Raiffeisen Bank

nga Kontabilisti

Paralajmërimi i fundit i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) se në një të ardhme të afërt do të rriten normat e interesit në kredi, veqse ka filluar të zbatohet në Kosovë.

Tashmë Banka Raiffeisen ka njoftuar konsumatorët e saj se që nga ky muaj do të zbatojë vendimin e ri për rritjen e normave të interesit në kreditë e reja.

Por, mësohet se rritja e kamatave bankare që u përfol nga ana e BQK-së, nuk do të vlejë vetëm për kreditë e reja, por do të vlejë edhe për kreditë ekzistuese, me ç’rast do të preken edhe të gjitha familjet që tashmë kanë marrë kredi në ndonjërën prej bankave komerciale në Kosovë.

Kjo bankë, sot përmes një mesazhi, ka njoftuar klientët e saj “shpejtas” se norma e interesit për të ashtuquajturin “aset i financuar me Lizing”, do të ndryshojë, dhe atë duke filluar nga kësti i muajit shtator.

Ju njoftojmë se norma e interesit për asetin e financuar me Lizing do të ndryshojë, ndryshimi do të reflektohet dukem filluar nga këstet e muajit shtator. Ky ndryhsim vjen si pasojë e rritjes së normës në EURIBOR-it në tregun evropian. Ditëve në vijim do të e pranoni planin e ri të amortizimit me ndryshimet e reflektuara”, thuhet në  njoftimin e RBKO-s drejtuar klientëve të saj bankarë.

Buletini Ekonomik ditë më parë, ka krahasuar normën mesatare të interesit në kredi në Kosovë për muajin korrik, që ishte 6.1 për qind, krahasuar me muajin maj kur kjo normë ishte 5.9 për qind.

Rritje është vërejtur sidomos tek norma e interesit për kreditë konsumuse që kishte shkuar në 6.3 për qind, prej 6.2 për qind sa kishte qenë në maj.

Ndryshe, paralajmërimi i Bankës Qendrore të Kosovës për rritjen e normave të interesit në sektorin bankar, ishte bërë duke u mbështetur në vendimet e fundit të Bankës Qendrore Evropiane (BQE) për rritjen e normave të interesit në kredi, me synimet për ta përballuar inflacionin e lartë.

“…kostot e mbajtjes së likuiditetit do të sfidohen me rritjen e normave të interesit në nivel global të cilat transmetohen direkt përmes financimit nga bankat amë. Politikat monetare të disa bankave qendrore veçse janë kundërpërgjigjur rritjes së inflacionit përmes rritjes së normave bazë të interesit. BQE ka hezituar të ndërhyjë dhe ndryshoj politikën monetare në gjysmën e parë të vitit 2022, kryesisht si pasojë e ndikimit që pritet të ketë rritja e kostos së financimit në disa nga ekonomitë e BE-së (recesionit potencial) dhe dobësimit të mëtejmë të euros”, thuhet në “Raportin e Stabilitetit Financiar” të BQK-së.

Sipas Bankës Qendrore Evropiane, kur çmimet në ekonomi rriten shpejt, domethënë kur inflacioni është shumë i lartë, rritja e normave të interesit ndihmon në rikthimin e inflacionit në objektivin prej 2 për qind, në një periudhë afatmesme. /Buletini Ekonomik/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni