Kreu Financa Njoftim rreth Ligjit të Pagave. Dorëzohen disa angesa tek Avokati i Popullit

Njoftim rreth Ligjit të Pagave. Dorëzohen disa angesa tek Avokati i Popullit

nga Kontabilisti


Janë 32 ankesa për Ligjin e Pagave në Sektorin Publik që kanë shkuar në Zyrën e Avokatit të Popullit. Shumë sindikata e mekanizma të tjerë shtetërorë janë shprehur të pakënaqur me këtë ligj, duke dorëzuar ankesa tek Avokati i Popullit.

Institucioni i Avokatit të Popullit vazhdon të jetë adresë e atyre që janë të pakënaqur me Ligjin e Pagave në Sektorin Publik. 32 ankesa janë dorëzuar tek ky institucion deri tani. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i këtij institucioni, Petrit Çollaku.

Në një përgjigje për Radio Kosovën, ai tha se ankesat kanë ardhur nga sektorë të ndryshëm: “si nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Instituti Kosovar i Drejtësisë (IKD), infermierët, mjekët që punojnë në Ministrinë eShëndetësisë, laborantë të lartë mjekësorë, Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, Sindikata e Policisë së Kosovës, Komisioni Qendror Zgjedhor, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, Ekspertët në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës e të tjerë“

Qollaku ka shtuar se Institucioni i Avokatit të Popullit është duke i trajtuar këto ankesa, dhe po ashtu është duke analizuar ligjin në fjalë, dhe pas kësaj, Avokati i Popullit do ta dalë me një qëndrim në lidhje me këtë çështje.

Që nga momenti i hyrjes së fuqi Avokati i Popullit ka gjashtë muaj afat ligjor për ta trajtuar këtë ligj.

E Sindikata e Policisë së Kosovës është shprehur e pakënaqur me Ligjin e Pagave.

Kryetari i kësaj sindikate, Imer Zeqiri, i tha Radio Kosovës se kanë bërë ankesë te Avokati i Popullit, për arsye se ky ligj prek pagesën e orëve shtesë dhe rrezikshmërinë si dhe pagesën e një pjese të stafit tjetër siç është ai teknik. Zeqiri tha se janë në ankth se si do t’u dalë paga e muajit shkurt.

Në rast se ndodh dhe pagat në Polici dalin pa rrezikshmëri, pakënaqësia do të jetë shumë madhe dhe do të shqyrtojmë mundësinë se çka do të bëjmë tutje. Po e presim si me ankth pagën e muajit shkurt”, tha ai.

E nga ana tjetër Feim Gashi, kryetari i Odes së Fizioterapeutëve, tha po ashtu se e kanë dërguar Ligjin e Pagave te Avokati i Popullit për shkak të diskriminimit siç thotë ai dhe uljes së pagës.

ton “Jemi të vetmit profesionistë shëndetësorë të cilët nuk kemi një rritje por ulje të pagës dhe kjo është diskriminuese . Në shëndetësi janë tri nivele të sistemit shëndetësor, sistemi primar, dytësor dhe tretësor dhe në sistemin e pagave me ligjin e ri atëherë fizioterapeutët kanë dalë në të tria

nivelet dhe ai klasifikim nuk është bërë te mjekët por vetëm te fizioterapeutët dhe infermierët”, deklaroi Gashi.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2023, ku përfshihet edhe koeficienti prej 105 euro. Me këtë mundësohet që në mars pagat e muajit shkurt të dalin bazuar në koeficientin e ri. Në Ligjin për Paga janë 136 nivele të koeficienteve, me raport prej 2 në 18.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni