Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në vendin tonë, Thomas Kolly.
“Guvernatori njoftoi ambasadorin me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe angazhimin e mëtejmë të BQK-së për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomisë dhe mbajtjes së sektorit financiar stabil dhe likuid.

Mehmeti informoi ambasadorin Kolly se BQK-ja, që nga shpërthimi i pandemisë ka qenë e angazhuar dhe e përkushtuar të kontribuojë në lehtësimin e mëtejmë të qasjes në financa përmes rolit të saj si rregullator dhe mbikëqyrës i sistemit financiar”, thuhet në njoftimin për media.
Tutje, guvernatori falënderoi shtetin e Zvicrës për mbështetjen që i ka dhënë shtetit të Kosovës dhe BQK-së në shumë projekte, si dhe shprehu gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë.
Nga ana tjetër, ambasadori Kolly falënderoi Guvernatorin për informatat e ofruara, derisa shprehu gatishmërinë në emër të shtetit zviceran që të vazhdohet me bashkëpunimin me BQK-në.