Klientëve ua kurseu 2.1 milion euro
Të nderuar klientë,
Sot shënojmë tre vjetorin e Paysera Kosova.
Shfrytëzojmë rastin t’ju falënderojmë për besimin dhe mbështetjen që keni treguar gjatë kësaj periudhe.
Klientëve tanë ju kemi kursyer 2,101,727,50 euro, prej të cilave 1.435.620 euro nga transferet hyrëse dhe dalëse, si dhe 666.107.50 euro kursime nga mirëmbajtja e llogarisë.
Ju jeni ata që na bëni të vazhdojmë të rritemi, të zgjerohemi dhe të ndërtojmë një treg të suksesshëm të shërbimeve financiare në Kosovë.
Qytetarët e Kosovës kanë treguar një gatishmëri të jashtëzakonshme për të pranuar dhe përdorur paratë elektronike. Kjo demonstron shkallën e lartë të ndërgjegjësimit të tyre për përfitimet që ofrojnë pagesat elektronike, siç janë siguria, lehtësia dhe shpejtësia e transaksioneve.
Për ne, ju nuk jeni vetëm klientë, por bashkëpunëtorë që na ndihmoni të realizojmë vizionin tonë për një treg më modern dhe efikas.
Në këto dy vjet operimi (nga 3 vjet licencim), Paysera Kosova ka arritur suksese të mëdha duke ofruar rritje të larmishme të shërbimeve, konvertim të valutave me normat më të favorshme në treg; transaksione ndërkombëtare më të shpejta në Kosovë; dhënien e IBAN-it të Evropës për klientët e Kosovës, e-commerce dhe integrimin e pagesave në faqen tuaj të biznesit; marrëveshje me Mastercard për pjesën e mbledhjes së pagesave.
Jemi zhvendosur në qendër të kryeqytetit për të qenë më afër jush në ambiente me një dizajn unik dhe me një ekip shumë dinamik.
Kemi lehtësuar qasjen tuaj duke ju ofruar ATM modern dhe Deponues Instant në disa qendra tregtare.
Më e rëndësishmja, kemi realizuar qarkullim në vlerë rreth 250 milion euro. E këtë për 2 vjet operim aktiv, ndërsa siç jeni në dijeni jemi të licencuar sot 3 vjet, kurse Paysera si institucion ndërkombëtar funksionon tash e 18 vjet.
Kemi kaluar shifrën 20 mijë klientë, e mbi 1 mijë biznese aktive.
Duke festuar tre vjetorin, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë klientët.