Kreu Financa PAYSERA ME ATM (CASH OUT DHE DEPONUES) NË SPAR NË RRUGËN B

PAYSERA ME ATM (CASH OUT DHE DEPONUES) NË SPAR NË RRUGËN B

nga Kontabilisti

Paysera Kosova dhe SPAR kanë arritur një marrëveshje për vendosjen e një bankomati të Paysera (ATM Cash Out dhe Deponues) në ambientet e SPAR në Rrugën B që funksionon 24h.

Përmes kësaj, synohet ofrimi i shërbimeve digjitale për klientët e Payserës.

Konsumatorët që vizitojnë SPAR-in në Rrugën B do të kenë qasje të lehtë dhe të shpejtë, duke ju ofruar mundësinë për të tërhequr para të gatshme, si dhe të përfitojnë nga shërbimet e tjera të ofruara nga Paysera. 

Shërbimi i deponimit në ATM-in e Paysera-s në SPAR në Rrugën B do të jetë pa kosto. Kjo do të thotë që ata që përdorin ATM-in për të deponuar para në llogaritë e tyre të Paysera, nuk do të paguajnë asnjë tarifë për këtë shërbim. 

E ky shërbim është mjaft i përshtatshëm për bizneset që operojnë në këtë zonë që njihet si me e frekuentuara. 

Në këtë mënyrë klientët individualë dhe bizneset do të shmangin pritjet e gjata dhe do të deponojnë mjetet pa kosto, në mënyrë të shpejtë në llogarinë e tyre në Paysera.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni