Kreu Biznes PAYSERA VENDOSË ATM DHE DEPOZITOR NË PRISHTINA MALL

PAYSERA VENDOSË ATM DHE DEPOZITOR NË PRISHTINA MALL

nga Kontabilisti

Paysera Kosova, ka vendosur një ATM të ri dhe një Instant Depozitor në Prishtina Mall.
Vendosja e këtyre pajisjeve në Prishtina Mall është pjesë e strategjisë tonë për të sjellë shërbimet tona më afër konsumatorëve. “ATM”-i ynë i avancuar do të ofrojë mundësinë e tërheqjes së parave në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë në çdo kohë.
Ndërkaq, me vendosjen e depozitorit, klientët e Paysera Kosova do të kenë lehtësi në deponimin e mjeteve të tyre, në veçanti bizneset.
Prishtina Mall është zgjedhur si vendi ideal për vendosjen e Business ATM-it dhe Instant depozitorit të Paysera Kosova, për shkak të lehtësisë së qasjes për të gjithë vizitorët.
Ju ftojmë të vizitoni ATM-in tonë dhe Instant Business depozitorin e llogarive në Prishtina Mall për të përfituar nga shërbimet tona të përsosura.
Ju falënderojmë për besimin tuaj të vazhdueshëm në Paysera Kosova. 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni