Kreu Ekonomi Për bizneset me qarkullim mbi 30 000€, cilat libra dhe regjistrime minimale duhet mbajtur?

Për bizneset me qarkullim mbi 30 000€, cilat libra dhe regjistrime minimale duhet mbajtur?

nga Flamur Berisha

Bizneset me qarkullim vjetor mbi 30 000€ dhe ato që zgjedhin vullnetarisht të deklarojnë në baza reale, duhet të mbajnë regjistrime sipas Standardeve të Kontabilitetit të Kosovës (SKK), si:
Libri i blerjes (regjistrohen të gjitha blerjet ose deklaratat)
Libri i shitjes (regjistrohen të gjitha shitjet dhe deklaratat)
Libri i arkës (regjistrohen të gjitha hyrjet dhe daljet në arkë)
Raportet bankare (regjistrimet e depozitave dhe tërheqjeve)
Llogaria Kryesore (bilanci hapës, shtimet në kapital, zhvleftësimi, bilanci mbyllës)
Pasqyrat financiare dhe Bilancin e gjendjes
Kopjet e dokumenteve mbështetëse për hyrjet në libra
Regjistrimi i mallit
Libri i të punësuarve etj.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni