Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar llogaritë qeveritare në bazë tremujore (TM4 2022). Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.
Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM4 2022 ishin 732.1 milionë euro, që është një rritje e të hyrave, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (TM4 2021), që ishin 627.1 milionë euro.
Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë: tatimet në produkte (67.0%) të totalit të të hyrave; tatimet rrjedhëse në të ardhura (13.0%); aktivet dhe detyrimet financiare (11.0%); pagesat për prodhimet jo-tregtare (4.0%); ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.
Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM4 2022 ishin 966.5 milionë euro, që është një rritje e shpenzimeve, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (TM4 2021), që ishin 822.6 milionë euro.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kontributet sociale dhe përfitimet me 19.0%; subvencionet me 18.0%; kompensimi i punëtorëve me 18.0%; formimi i kapitalit bruto me 15.0%; ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.
Për më shumë informata lidhur me publikimin “Llogaritë Qeveritare TM4 2022”, klikoni këtu. /Telegrafi/