Shitja e telefonave mobil në Kosovë është njëri nga bizneset fitimprurës që i sjellë pronarëve të tyre qindra miliona euro përfitime. Një pjesë e madhe e këtij aktiviteti biznesor kryhet në tregun e zi. Ngritja e bizneseve të telefonave mobil jo rrallë është bërë në kurriz të taksave të shtetit, pasi në disa raste inspektorët tatimorë dhe ata doganorë kanë arritur të kapin bizneset e tilla duke iu shmangur detyrimeve tatimore dhe doganore.
Sipas ligjeve në fuqi, për çdo telefon vlera e të cilit arrin në 500 euro, do të duhej që në arkën e shtetit të shkoni rreth 100 apo më shumë euro tatime. Shmangia tatimore nga bizneset që merren me tregtimin e telefonëve bën që telefonat në tregun e zi në Kosovë të shiten më lirë se sa në vendet e rajonit. Por e gjithë kjo shmangie tatimore bën që buxheti i shtetit të dëmtohet për mijëra euro nga kjo veprimtari ilegale.
Emisioni i fundit “Drejtësia në Kosovë”, transmetoi pamjet nga kontrollet e inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës së bashku me zyrtarët nga Dogana e Kosovës e që cak i bastisjeve ishin lokalet e shitjes dhe servisimit të telefonave mobil në kryeqytet.