Nëpërmjet projekt-buxhetit, Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë parasheh që nga viti i ardhshëm të ndërtoj tri QKMF [Qendra e Mjekësisë Familjare] në tri komuna të Kosovës.
Për këto projekte, të cilat përmenden në këtë projekt-buxhet, janë paraparë të buxhetohen mbi 2.9 milionë euro.
Ministria e Shëndetësisë ka ndarë një milion euro për ndërtimin e QKMF-së në Ferizaj, një milion të tjera ka ndarë për ndërtimin e QKMF-së në Istog dhe 910 mijë euro për ndërtimin e QKMF-së në Drenas.
Vlera e shpenzimeve totale për të cilat MSh ka paraparë për vitin 2022 për ndërtimin e këtyre QKMF-ve, kapin shumën e 2 milionë e 910 mijë eurove.
Ndonëse është ende draft, Projektligji për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022, prej 2.7 miliardë eurove i miratuar nga Qeveria e Kosovës, pritet që ai ‘dorën e fundit’ të marr në Kuvendin e Kosovës.