📣 Në mbledhjen e 233-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u miratuan 10 vendime të sponzorizuara nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve:
💛 U miratua nisma për lidhjen e marrëveshjes së grantit me vlerë 14.7 milionë dollarë amerikanë, ndërmjet MFPT-së dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD – Banka Botërore), për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”. Projekti synon përmirësimin e të bërit tregti dhe transportit në vendin tonë🚛. Projekti mundëson zvogëlimin e kohës së pritjes në pikat kufitare përmes prokurimit dhe instalimit të skanerëve në dy pika kufitare, rritjen e efikasitetit në proceset doganore, përmirësimin e sigurisë në 21 kalime hekurudhore 🚉 përmes instalimit të sistemeve të sinjalizimit 🚦dhe pajisjeve për ndërlidhje trafiku 🛣️.
🏫 U miratua vendimi për procedimin tutje në Kuvend të marrëveshjes së kredisë me vlerë 18.6 milionë euro si dhe grantit me vlerë 2 milionë euro ndërmjet MFPT-së dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për projektin “Edukimi në Fëmijërinë e Hershme dhe Kujdesi për Kapitalin Njerëzor të Kosovës”👧👶. Projekti ka për synim përmirësimin e qasjes së fëmijëve dhe shërbimeve të edukimit të hershëm për fëmijët e moshës 0-6 vjeç 📚.
🏥 U miratua vendimi për procedimin tutje në Kuvend të marrëveshjes së kredisë e cila kap vlerën 18.6 milionë euro, ndërmjet MFPT-së dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për projektin “KOMPAS – Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë” 🏥. Projekti parasheh përmirësimin e ofrimit të shërbimeve, forcimin e kapaciteteve institucionale për shëndetësi 🩺 publike si dhe zhvillimin e një sistemi të integruar informativ për shëndetësi 👩‍💻.
🤝 U miratua vendimi pĂ«r kĂ«rkim tĂ« autorizimit nga Presidentja pĂ«r nĂ«nshkrim tĂ« MarrĂ«veshjes pĂ«r Sigurime Shoqerore nĂ« mes RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s 🇽🇰 dhe RepublikĂ«s sĂ« KroacisĂ« đź‡đź‡· , marrĂ«veshje e negociuar tashmĂ«. PĂ«rmes marrĂ«veshjes, mĂ«rgatĂ«s tonĂ« qĂ« kanĂ« punuar njĂ« kohĂ« nĂ« RepublikĂ«n e KroacisĂ«, do tu mundĂ«sohet qĂ« pas arritjes tĂ« moshĂ«s sĂ« pensionimit 👴🧓tĂ« kenĂ« tĂ« drejtĂ« qĂ« kĂ«tĂ« pension ta bartin dhe ta marrin nĂ« KosovĂ«, ndĂ«rsa atyre qĂ« punojnĂ« nĂ« KosovĂ« do tu mundĂ«sohet e drejta pĂ«r t’i bashkuar periudhat e kontributeve (stazhit tĂ« punĂ«s) nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« realizojnĂ« pensionin nĂ« rastet kur nuk Ă«shtĂ« e mundur qĂ« tĂ« plotĂ«sojnĂ« kushtet ligjore pĂ«r pensionim.
🗂️ Përveç me Kroacinë, u miratua kërkesa për kërkimin e autorizimit nga Presidentja për nënshkrim të Marrëveshjes për Sigurime Shoqërore në mes Republikës së Kosovës 🇽🇰 dhe Republikës së Austrisë 🇦🇹. Kjo marrëveshje mundëson që pas arritjes së moshës së pensionimit, mërgata jonë të ketë të drejtë të bartë dhe të marrë pensionin në Kosovë 👴👵.
✅U aprovua kërkesa për kursime dhe ndarje ku vlera totale e kursimeve nëpër institucione të ndryshme është 20,027,381.00 euro nga të cilat 15 milionë euro u ndanë për mbulimin e pagave kryesisht të komunave që nuk kanë arritur ta bëjnë këtë, kryesisht në sektorin e arsimit, si dhe 5 milionë euro të tjera për mbështetjen e Policisë së Kosovës për mallëra dhe shërbime për realizimin e operacioneve👮👮‍♀️🚔.
✅ U aprovua kërkesa e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për ndarje të mjeteve buxhetore me vlerë 150,000 euro për realizimin e projekteve përmes marrëveshjeve me trupat e OKB-së. Mjetet do të shërbejnë për ndërtimin e shtëpive 🏠për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptianë në Komunën e Ferizajt.
âś…U aprovua kĂ«rkesa e MinistrisĂ« sĂ« EkonomisĂ«, konkretisht kĂ«rkesa e ndĂ«rmarrjes publike KOSTT, pĂ«r ndarjen e mjeteve shtesĂ« me vlerĂ« 6,624, 701.00 euro, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« pĂ«rmbushen obligimet financiare ndaj Operatorit tĂ« Sistemit tĂ« Transmetimit ne ShqipĂ«ri si dhe KorporatĂ«s Elektroenergjetike Shqiptare – KESH me qĂ«llim tĂ« sigurimit tĂ« hapave tĂ« radhĂ«s tĂ« mbulimit tĂ« rezervave ashtu qĂ« tĂ« mundĂ«sohet bashkĂ«punimi i mĂ«tutjeshĂ«m me kĂ«to ndĂ«rmarrje.
✅ U miratua vendimi për rimbursimin e tatimeve të ndryshme të paguara nga Fondet e Kompaktit që vjen si rezultat i marrëveshjes së grantit me vlerë 202 milionë dollarë amerikanë me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për zhvillimin e sektorit të energjisë së gjelbër ku parashihet që të mos paguhen taksat dhe tatimet por mjetet të shfrytëzohen drejt zhvillimit të projektit.
✅ U ndanë 56, 760 euro për realizimin e projekteve në kuadër të marrëveshjeve me trupat e OKB-së.
📝Kjo përmbledhje pasqyron vendimet kryesore të sponzorizuara nga MFPT të miratuara në mbledhjen e sotme të cilat mbështesin zhvillimin ekonomik, shëndetësor dhe shoqëror të vendit.