Kreu Financa Qeveria ndan mbi 254 mijë euro për keto kategori

Qeveria ndan mbi 254 mijë euro për keto kategori

nga Kontabilisti

Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete buxhetore për tekstet shkollore në gjuhën shqipe, për nxënësit e shkollave fillore në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Shuma që ekzekutivi ka ndarë është 254 mijë e 562 euro e 30 centë.

“Ndihma jonë për bashkëkombasit tanë është jo vetëm nevojë por edhe obligim i yni, që të mbrojmë të drejtat e tyre elementare”, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë.

Kërkesa e Këshillit Kombëtar Shqiptar, u votua unanimisht.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni