Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës.
Në rend dite në mbledhjen që pritet të fillojë në ora 10:00, janë 15 pika.
Pika e parë e rendit të ditës lidhet me Ligjin për Skemat Pensionale të Financuara nga shteti.Do të shqyrtohet edhe Projektligji për Rezervat e Detyrueshme të Naftës dhe ai për Inspektoratin e Arsimit. Kjo është mbledhja e 233-të e Qeverisë së Kosovës. //raporteri.net//