Komuna e cila do të përfitojë më së shumti nga Rimëkëmbja Ekonomike gjegjësisht amendamenti për tërheqjen e 10% të kursimeve në Trustin Pensional është kryeqyteti i Kosovës.
Prishtinasit do të mund të tërheqin më së shumti mjete nga trusti, nga gjithsej 629 mijë e 96 kontribuuesve që i ka Fondi i Kursimeve Pensionale.
Gazeta inFokus të hënën ka raportuar detaje dhe të dhëna ekskluzive se kush do të përfitojë nga kjo 10% i Trustit. Ndërsa në bazë të atyre të dhënave dhe në bazë të numrit të kontribuuesve në secilin qytet të publikuar nga Fondi Pensional i Kosovës në vitin 2019, ka nxjerrë se sa para do të shkojnë në secilën komunë.
Në bazë të numrit të qytetarëve kontribuues nga qyteti i Prishtinës e që kjo shifër arrin 69 mijë 881, qytetarë, kryeqytetasit do të përfitojë plot 22 milionë e 222 mijë euro, nëse merret për bazë mesatarja e secilit kontribuues që është 318 euro.
E sipas këtyre të dhënave qytetarët të cilët përfitojnë më se paku janë nga komuna e Parteshit 125 mijë e 928 euro. Kjo komuna ka vetëm 396 kontribuues në Trust.
Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike u votua të premten në Kuvendin e Kosovës me 72 vota pro, pasi këtij votimi iu bashkuan edhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ligji është dekretuar nga U.D. i Presidentit dhe tashmë është publikuar edhe në gazetën zyrtare.
Komuna e dytë me përfitimin me të madh nga kjo pikë e pakos së rimëkëmbjes është ajo e Prizrenit.
Qytetarët e Prizrenit do të përfitojnë më shumë se 9 milionë euro, në bazë të numrit të kontributdhënësve e që është 30,933.
Por si do ti shfrytëzojnë këto mjete për të ndihmuar në rimëkëmbjen ekonomike pritet të shihet tek në vitin tjetër kur do të mund ti marrin mjetet e tyre.
Menjëherë pas Prizrenit, vjen komuna e Ferizajt qytetarët e të cilës nga 10% i Trustit përfitojnë mbi 7 milionë euro. Shteti do t’ua rimbursoj 90 për qind të kontribuuesve që tërheqin paratë e tyre.
Mirëpo jo shumë mbrapa Ferizajt qëndron edhe komuna e Gjilanit, që do të përfitojë 6 milionë e 898 mijë euro nga Pakoja për Rimëkëmbje e qeverisë së Kosovës për tërheqjen e 10 % të mjeteve nga kursimet e tyre jetësore. Këto mjete ata mund ti shfrytëzojnë për qejfe të tyre ngas shteti nuk ua ka kufizuar shpenzimin e tyre. Se sa do të ndihmoj kjo në zhvillimin e vendin ende nuk dihet edhe pse shumë analiza thonë se shpenzime të tilla bëhen kryesisht për konsum të luksit e që këto mjete do të shkojnë në mallra të importuara.
Pejanët nga jo përqindje e mjeteve të trustit, do të përfitojnë 6 milionë e 577 mijë euro, shkruan Gazeta inFokus.
Si kursimtar që njihen, gjakovarët nuk dalin të jenë të parët në Kosovë, ata janë tek të gjashtit. 6 milionë e 300 mijë përfitim do të kenë qytetarët e Gjakovës. E nga 5 milionë euro të 10% të trustit do të shkojnë edhe në qytetin e Mitrovicës ndërsa 4 milionë në komunën e Vushtrrisë.
Aktualisht në Trust është një shumë prëj 2.1 miliardë euro, ndërsa shifra totale që do të tërhiqet në kuadër të 10% për Rimëkëmbjen Ekonomike është 200 milionë. Prej këtyre 110 milionë do ti rimbursojë shteti në një afat kohor 5 vjeçar ndërsa 90 milionë të tjera nuk do ti kthejë.
Në këtë kategori bëjnë pjesë ata qytetarë të cilët kanë në llogarinë e tyre në Trust mbi 9 mijë e 999 euro, shkruan Gazeta inFokus.
Në vazhdim mund të gjeni listën e plotë se sa para përfitojnë qytetarët e secilës komunë në Kosovë nga tërheqja e mjeteve të 10% të kursimeve në llogaritë e tyre në Trust.
Prishtinë – 22 milionë e 222
Prizren – 9 milionë e 836
Ferizaj – 7 milionë e 317
Gjilan – 6 milionë e 898
Pejë – 6 milionë e 577
Gjakovë – 6 milionë e 300
Podujevë – 5 milionë e 647
Mitrovicë – 5 milionë e 647
Vushtrri – 4 milionë e 951
Lipjan – 3 milionë e 998
Drenas – 3, milionë e 910
Suharekë – 3 milionë e 422
Skenderaj – 3 milionë e 169
Fushë Kosova – 3 milionë e 126
Rahovec – 2 milionë e 756
Istog – 2, milionë e 473
Malishevë – 2 milionë e 461
Viti – 2 milionë e 360
Kamenicë – 2 milionë e 51
Klinë – 1 milionë e 967
Kaçanik – 1 milionë e 881
Obiliq – 1 milionë e 849
Deçan – 1 milionë 706
Shtime – 1 milionë e 570
Dragash – 1 milionë e 392
Graçanicë – 694 mijë e 194
Leposaviç – 683 mijë 700
Shtërpca – 520 mijë e 566
Mitrovica e Veriut – 477 mijë 636
Hani i Elezit – 468 mijë e 414
Zveçan – 414 mijë e 990
Zubin Potok – 351 mijë e 390
Junik – 194 mijë e 934
Mamushë – 190 mijë e 164
Novobërdë – 185 mijë e 394
Ranillugë – 160 mijë e 272
Kllokot – 159 mijë e 318
Partesh – 125 mijë e 928
Të tjerë – 1 milionë e 117 mijë e 134.