- Paragrafi 3 i Nenit 47 të Ligjit, kërkon: “Të gjithë personat e angazhuar në tregti ose afarizëm të cilët tatohen në bazë të të hyrave reale dhe që bëjnë blerje të mallrave ose shërbimeve (apo marrin mallra apo shërbime në barter transaksione) nga personi tjetër i tatueshëm në gjithsejtë pesëqind (500) euro e më shumë në çdo vit të tatueshëm, duhet të paraqesin deklaratë të vërtetë dhe të saktë duke raportuar blerjet e tilla tek ATK-ja. Blerjet e bëra nga Qeveria dhe komunat e Republikës së Kosovës gjithashtu i nënshtrohen këtyre kërkesave për raportim. Deklaratat vjetore obligative me këtë nen do të dorëzohen në ATK, por jo më larg se 31 Mars të vitit vijues.”
- Në përputhje me paragrafin një të këtij neni, një tatimpagues që tatohet në të ardhura reale duhet të dorëzojë një raport vjetor në ATK nëse ai blen mallra apo furnizime në shumë prej 500 € a më shumë nga një person tjetër i tatueshëm (furnizuesi) në çdo vit të tatueshëm. Për qëllime të këtij neni, termi “person i tatueshëm” do të nënkuptojë çdo person i cili është, apo kërkohet të jetë, i regjistruar në TVSh dhe i cili, në Kosovë në mënyrë të pavarur kryen ndonjë veprimtari ekonomike, në një mënyrë të rregullt apo të parregullt, çfarëdo qoftë qëllimi apo rezultatet e atij aktiviteti ekonomik. Viti i tatueshëm do të jetë periudha që fillon nga 1 Janari dhe përfundon më 31 Dhjetor të çdo viti kalendarik, apo çdo vit tjetër i tatueshëm i paraparë nga ATK për një tatimpagues të veçantë. Personat të përfshirë, por duke mos u kufizuar në ta, që kërkohet të dorëzojnë raportet sipas këtij Neni janë:
2.1. Të gjithë personat e angazhuar në tregti apo veprimtari afariste me kërkesat e
nevojshme të detajuara në këtë Nen;
2.2. Qeveria dhe komunat e Republikës së Kosovës;
2.3. OJQ-të, institucionet publike dhe organizatat e ngjashme;
2.4. Universitetet, spitalet dhe institucionet e ngjashme, publike apo private, janë të obliguara të dorëzojnë deklaratën për të gjitha blerjet e tyre të kërkuara me këtë Nen, qofshin të regjistruar për TVSh apo jo. - Raporti duhet të përfshijë të gjitha mallrat dhe shërbimet e blera nga çdo person i cili është, apo kërkohet të jetë, i regjistruar për TVSh dhe i cili, në Kosovë në mënyrë të pavarur kryen ndonjë aktivitet ekonomik në mënyrë të rregullt apo të parregullt, çfarëdo qoftë qëllimi apo rezultatet e aktivitetit ekonomik. Këto blerje duhet të deklarohen, iu nënshtruan apo nuk iu nënshtruan TVSh-së. Furnizimet e përjashtuara duhet të përfshihen në përcaktimin nëse blerjet nga një furnizues janë të barabarta apo tejkalojnë 500 € në një vit të tatueshëm. Furnizimet e tilla duhet të përfshihen në një raport vjetor që kërkohet të dorëzohet në ATK. Dispozitat tjera që lidhen me raportet përfshijnë:
3.1. Pagesat paradhënie që lidhen me blerjet që i nënshtrohen TVSh-së janë të obliguara të përfshihen në deklaratën në përcaktimin nëse blerjet nga një furnizues kanë tejkaluar 500 euro;
3.2. Këstet e paguara pas liferimit të mallrave apo shërbimeve nuk duhet të përfshihen në vlerë e mallrave apo shërbimeve të blera, meqë ajo vlerë veç është përfshirë në deklaratë;
3.3. Blerjet e shërbimeve, që i nënshtrohen TVSh-së si ngarkesë e kthyeshme për pranuesin e shërbimit, kur vendi i furnizimit është Kosova duhet të përfshihen në deklaratë.
3.4. Marrja me qira e pasurisë së patundshme duhet të përfshihet në përcaktimin e vlerës së mallrave dhe shërbimeve të blera, por duhet të deklarohen ndarazi.
- Sikurse është përshkruar në paragrafin 2 të këtij Neni, të gjitha Organizatat Buxhetore të Qeverisjes Qendrore dhe të gjitha komunat e Republikës së Kosovës i nënshtrohen raportimit të blerjeve të furnizimeve prej 500€ apo më tepër nga një furnizues gjatë një viti kalendarik.
- Raporti i kërkuar me këtë Nen të këtij Udhëzimi Administrativ, duhet të përfshijë:
5.1. emrin e furnizuesit;
5.2. adresën e furnizuesit;
5.3. numrin fiskal të furnizuesit;
5.4. numrin e TVSh së furnizuesit;
5.5. shumën totale të furnizimeve (në Euro) të blera nga furnizuesi gjatë vitit kalendarik;
5.6. shumën e furnizimeve të tatueshme të blera;
5.7. shumën e furnizimeve të përjashtuara të blera; dhe
5.8. TVSh e paguar në furnizimet e blera. - Raportet për vitin e kaluar të tatueshëm duhet të dorëzohen në ATK deri më 31 mars të vitit pasues. Raportet duhet të dorëzohen në një formë të përshkruar nga ATK, në përputhje me udhëzimet e dhëna në formular.
- Personat që kryejnë blerje vjetore në shumë 500 € ose më shumë, nga 10 apo më shumë furnizues, raportin vjetor të kërkuar duhet ta dorëzojnë sipas paragrafit 2 të këtij Neni, në një format elektronik bazuar në Vendimin Shpjegues Publik.
- Raportet e para të kërkuara nga ky nen do të priten më apo para 31 marsit 2011.
- Sikurse është paraparë në paragrafin 4, të Nenit 47 të Ligjit, shitësit i kërkohet të japin emrin e tyre, adresën, Numrin Fiskal dhe numrin e regjistrimit në TVSh me kërkesë të blerësit.
- Me përjashtim të Organizatave Buxhetore të Qeverisjes Qendrore dhe Komunave të Republikës së Kosovës, personat të cilët nuk dorëzojnë Raportin Vjetor të kërkuar me këtë Nen do t’i nënshtrohen një ndëshkimi deri në 500 € (paragrafi 57, Nenit 47 të Ligjit). Pavarësisht lëshimit të një ndëshkimi, personi mbetet i detyruar të dorëzojë raportin vjetor dhe mund t’i nënshtrohet një ndëshkimi të mëtutjeshëm nëse mos-dorëzimi i raportit vazhdon pas kërkesës së ATK-së