Kreu Ekonomi Rukiqi tregon se kur dalin paratë për bizneset e mbyllura nga masat e marrura

Rukiqi tregon se kur dalin paratë për bizneset e mbyllura nga masat e marrura

nga Flamur Berisha

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka njoftuar se pas një takimi me ministrin e Financave Hekuran Murati janë pajtuar që të subvencionohen 50 për qind e pagave të punëtorëve dhe 50 për qind e shpenzimeve të qirasë për sektorët të cilët janë ndikuar drejtpërdrejtë nga masat e fundit.

Rukiqi ka thënë se mjetet do të ndahen, në fund të muajit prill, ose më së largu në fillim të muajit maj.

“Gjithashtu do të ndërmerren veprime shtesë për përkrahje të sektorëve me specifika të veçanta, përfshirë sektorin e transportit, pas diskutimeve që do të zhvillohen me këta sektorë. Falënderojmë ministrin Murati për veprimin e shpejtë, në lehtësimin e gjendjes jo të lehtë të sektorëve të ndikuar nga masat e fundit kufizuese”, ka shkruar ai.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni