Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është deklaruar sot për mbrojtjen e të akuzuarve nga Gjykata Speciale. Selimi thotë se buxheti për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja është paraparë me buxhetin e ministrisë.Ai tha se janë 20 milionë euro që do të shfrytëzohen për mbrojtjen e të akuzuarve. Prej tyre 7 milionë janë ndarë me amendamentin në Kuvendin e Kosovës gjatë rishikimit buxhetor, ndërsa 13 milionë thotë se janë në buxhetin rezervë.
Ne e kemi buxhetin e caktuar të Ministrisë së Drejtësisë, buxhet i cili ka të bëjë me divizionin për mbrojtën e të akuzuarve potencial është një detyrë e jona që na obligon ligji dhe është ligji që merret me mbrojtjen e të akuzuarve potencialë. Nga ky ligj kanë dalë tri udhëzime administrative që tregojnë si ndahen ato fonde. Janë publike. Ne kemi 7 milionë euro që janë ndarë me amendamentimin në Kuvend gjatë rishikimit buxhetor dhe 13 milionë euro që janë në buxhetin rezervë. Krejt i kemi 20 milionë euro që do të shfrytëzohen për mbrojtjen e të akuzuarve”, tregoi Selimi në konferencën që ishte thirrur të lansoj projektligjin e ri për parandalimin e korrupsionit.
Ai ka treguar edhe si do të ndahen këto para për mbrojtjen, raporton KP.
“Janë të klasifikuara për shkak që ky klasifikim është bërë më herët që të ruhet konfidencialiteti mes avokati dhe klientit. Ne kemi pranuar disa kërkesa, këto kërkesa do të fillojnë të shqyrtohen këtë javë pasi që deri tash kemi pritur verifikimin e AKI-së të zyrtarëve që do të merren me procesimin e këtyre kërkesave sepse na është dashtë që ata të kenë nivelin e verifikimit sekret. Javën e kaluar AKI e ka përfunduar verifikim dhe kemi tash certifikatat e këtyre zyrtarëve të dhënë nga AKI. Grupi do të mblidhet shpejtë dhe do ta shqyrtojë çdo kërkesë…ato dokumente do të shqyrtohet pikë së pari se a plotësohen kushtet, a janë dokumente të kompletuara pastaj do të shqyrtohet shuma e kërkuar dhe shuma e kërkuar gjithashtu rregullohet me norma të veçanta se cila do të jetë për çdo kërkesë dhe pasi të kalohet kjo pjesë procedurale pastaj do të bëjmë transferimin e parave”, deklaroi Selimi.https://cdn.jwplayer.com/players/37hmHxck-bms965PQ.htmlShfaq statistikat COVID-19.