Kreu Ekonomi Si plotësohet një Liber i Shitjes?

Si plotësohet një Liber i Shitjes?

nga Flamur Berisha

Data: Shëno datën e faturës. Formati duhet të jetë: data / muaji / viti, p.sh. 13.01.2017. Kjo rubrikë është mandatore.
Numri i faturës: Shëno numrin e faturës së shitjes. Formati është i lirë, rubrika është mandatore.
Emri i blerësit: Shëno emrin e plotë të blerësit të cilit i janë furnizuar mallra / shërbime , p.sh.. ”XXXXX” SH.P.K. Formati është i
lirë, rubrika është mandatore.


Numri Fiskal i blerësit / Numri Unik i Regjistrimit të Biznesit: Shëno Numrin Fiskal të blerësit apo Numrin Unik të Regjistrimit
të Biznesit – blerësit. Numri Fiskal – formati është 9 shifror, fillon me 6… dhe përmban vetëm numra (p.sh. 600000001); Numri
Unik i Regjistrimit të Biznesit – formati është 9 shifror, fillon me 81… dhe përmban vetëm numra (p.sh. 810000123). Kjo rubrikë
validohet sipas Numrit Fiskal/ Numrit Unik të Regjistrimit të Biznesit. Nuk është rubrikë mandatore.
Numri i TVSH-së i blerësit: Shëno numrin e TVSH-së së blerësit nëse ka. Formati është 9 shifror, fillon me 3 dhe përmban
vetëm numra (p.sh. 330000001). Validohet sipas Numrit të TVSH-së, nuk është rubrikë mandatore.
[9] Shitjet e liruara pa të drejtë kreditimi: Vendos shitjet e liruara pa të drejtën e zbritjes së TVSH-së, sipas nenit 27 dhe nenit
28 të Ligjit për TVSH. Formati është numër, nuk është rubrikë mandatore.
[10a] Shitjet e shërbimeve jashtë vendit: Vendos shitjet e shërbimeve për persona me seli jashtë Kosovës. Këtu vendosen
shitjet sipas nenit 20 të Ligjit për TVSH. Formati është numër, nuk është rubrikë mandatore.
[10b] Shitjet brenda vendit me ngarkesë të kundërt të TVSH-së: Vendos shitjet brenda vendit me ngarkesë të kundërt
(reverse charge) p.sh. furnizimi i shërbimeve në lëmin e ndërtimtarisë ku obligimi për të paguar TVSH-në bartet nga furnizuesi
tek pranuesi i furnizimit. Formati është numër, nuk është rubrikë mandatore.
[10c] Shitjet tjera të liruara me të drejtë kreditimi: Vendos shitjet tjera të liruara me të drejtën e zbritjes së TVSH-së. P.sh.
furnizimet e mallrave dhe shërbimeve sipas nenit 32, 33 të Ligjit të TVSH-së, etj. Formati është numër, nuk është rubrikë
mandatore.
[10] Totali i shitjeve të liruara me të drejtë kreditimi: Formati është numër; është rubrikë kalkuluese, e cila mbledh rubrikat
(10a+10b+10c).
[11] Eksportet: Vendos shitjet e mallrave – eksportet sipas nenit 31 të Ligjit të TVSH-së. Formati është numër, nuk është rubrikë
mandatore.
[12] Shitjet e tatueshme: Vendos shitjet e tatueshme të mallrave dhe shërbimeve brenda vendit me normën standarde të
TVSH-së prej 18%. Formati është numër, nuk është rubrikë mandatore.
[16] Nota debitore e lëshuar, nota kreditore e pranuar: Shëno rastet sipas nenit 47 të Ligjit për TVSH, kur shuma e
tatueshme dhe TVSH-ja në faturën tatimore duhet të korrigjohet sipas nenit 41.1. të këtij Ligji. Formati është numër, nuk është
rubrikë mandatore.
[20] Fatura e borxhit të keq e pranuar: Shëno rastet sipas nenit 48 të Ligjit për TVSH, për faturat e borxhit të keq që lëshohen
sipas nenit 43 të këtij Ligji. Formati është numër, nuk është rubrikë mandatore.
[24] Rregullimet për të rritur TVSH-në: Shëno rregullimin e zbritjeve sipas nenit 41 të Ligjit të TVSH-së kur përcakton më vonë
se zbritja e TVSH-së së zbritshme ka qenë më e lartë se sa shuma për të cilën personi i tatueshëm ka pasur të drejtë të zbres.
Formati është numër, nuk është rubrikë mandatore.
[28] Blerjet që i nënshtrohen ngarkesës së kundërt: Vendos shumën pa TVSH mbi bazën e të cilës llogaritet detyrimi i TVSHsë me normë standarde të TVSH-së, 18%. Këtu vendosen rastet kur obligimi për pagesë të TVSH-së bartet nga furnizuesi te
pranuesi sipas ngarkesës së kundërt. Formati është numër, nuk është rubrikë mandatore.
[K1] Totali i TVSH-së së llogaritur me normën 18%: Formati është numër, është rubrikë kalkuluese, e cila mbledh rubrikat
(12+16+20+24+28) dhe i shumëzon me normën standarde të TVSH-së, 18%.
[14] Shitjet e tatueshme: Vendos shitjet e tatueshme të mallrave dhe shërbimeve brenda vendit me normën e reduktuar të
TVSH-së, 8%. Formati është numër, nuk është rubrikë mandatore.
[18] Nota debitore e lëshuar, nota kreditore e pranuar: Shëno rastet sipas nenit 47 të Ligjit për TVSH, kur shuma e
tatueshme dhe TVSH-ja në faturën tatimore duhet të korrigjohet sipas nenit 41.1. të këtij Ligji. Formati është numër, nuk është
rubrikë mandatore.
[22] Fatura e borxhit të keq e pranuar: Shëno rastet sipas nenit 48 të Ligjit për TVSH, për faturat e borxhit të keq që lëshohen
sipas nenit 43 të këtij Ligji. Formati është numër, nuk është rubrikë mandatore.
[26] Rregullimet për të rritur TVSH-në: Shëno rregullimin e zbritjeve sipas nenit 41 të Ligjit të TVSH-së kur përcakton më vonë
se zbritja e TVSH-së së zbritshme ka qenë më e lartë se sa shuma për të cilën personi i tatueshëm ka pasur të drejtë të zbres.
Formati është numër, nuk është rubrikë mandatore.
[K2] Totali i TVSH-së së llogaritur me normën 8%: Formati është numër, është rubrikë kalkuluese, e cila mbledh rubrikat
(14+18+22+26) dhe i shumëzon me normën e reduktuar të TVSH-së, 8%.
[30] Totali i TVSH-së së llogaritur me 18% dhe 8%: Formati është numër, është rubrikë kalkuluese, e cila mbledh rubrikat
(K1+K2)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni