Neni 7 i ligjit NR 07/L-016 per rimekembje ekonomike – Covid 19 i cili ploteson dhe ndryshon nenin 26 te ligjit NR 05/L-037 per TVSH-ne, percakton se per furnizimet nga hotelet, restorantet dhe sherbimet e ushqimit, aplikohen normat e reduktuara e TVSH-se prej 8%, citojme:
Qdo person i tatueshem i regjistruar per TVSH per furnizimet e mallrave dhe sherbimeve te veprimtarise hoteliere, restorantet dhe sherbimet e ushqimit, aplikon normen e reduktuar te TVSH prej 8%. Personi i tatueshem i regjistruar per TVSH per blerjet e mallrave dhe sherbimeve te cilat i perdor per qellim te realizimit te furnizimeve hoteliere, restoranteve dhe sherbime te ushqimit, ka te drejten e plote te TVSH-se se zbritshme.
Per transaksionet e tilla aplikohet TVSH prej 8% nga data 07.12.2020 deri me daten 31.12.2021. Pas kesaj date keto furnizime tatohen sipas normave te percaktuara me ligjin ne fuqi per TVSH.