Kreu Ekonomi Super lajm: Qeveria fillojë procedurat e krijimit te fondit sovran

Super lajm: Qeveria fillojë procedurat e krijimit te fondit sovran

nga Kontabilisti

Shtytje dhe orientim të ri ekonomisë së Kosovës me Fondin Sovran

Miratuam në parim Koncept Dokumentin për themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës, sot në takimin e Komisionit Ekzekutiv përkatës.

Krijimi i këtij fondi parashikon një transformim të thellë dhe strukturor të qeverisjes ekonomike në Republikën tonë.

U jam mirënjohës dhe falënderues Grupit Punues të kryesuar nga Dr. Besnik Pula, me anëtarë Dr. Arta Hoxha, Emanuel Bajra, Edison Jakurti dhe Tea Blakaj-Hoxha, për punën dhe kontributin e vlefshëm në Koncept Dokumentin që do ta themelojë këtë Fond.

I falënderoj për mbështetjen me votën e tyre, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ministren Artane Rizvanolli, ministren Rozeta Hajdari, ministrin Hekuran Murati, zëvendësministren Linda Çavdarbasha dhe zëvendësuesin e sekretarit të përgjithshëm, Arben Krasniqi.

Në javën e ardhshme fillojmë me konsultimet publike mbi këtë dokument 80 faqësh, para miratimit të tij në Qeveri.

Në këtë vegëz gjeni fjalën time të plotë:
https://kryeministri.rks-gov.net/u-miratua-ne-parim-koncept-dokumenti-per-themelimin-e-fondit-sovran-te-republikes-se-kosoves/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni