Kreu Financa thirrja për subvencionim nga 70 euro për familjet, që i regjistrojnë fëmijët në çerdhe private

thirrja për subvencionim nga 70 euro për familjet, që i regjistrojnë fëmijët në çerdhe private

nga Kontabilisti

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka bërë të ditur se është hapur thirrja për subvencionim me nga 70 euro për familjet, të cilat duan t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në çerdhe private.

Ajo tha se secila familje e Prishtinës që të hyrat i ka nën 500 euro dhe ka fëmijë të moshës 9 muaj deri në 6 vjet, do të subvencionohen me 70 euro.

“Kemi hapur thirrjen me nga 70 euro për subvencionim për familjet e Prishtinës për t’i regjistruar fëmijët në çerdhe private. Kjo është metodë e re që të rrisim përfshirjen sa më të madhe të fëmijëve për edukim të hershëm. Secila familje e Prishtinës që të hyrat I ka nën 500 euro dhe ka fëmijë të moshës nga 9 muaj deri më 6 vjet, subvencionohet me 70 euro për çdo çerdhe private të licencuar”, tha  ajo.

“Arsimimi dhe edukimi transformojnë jetët e fëmijëve dhe thyejnë ciklin e varfërisë me të cilin ballafaqohen shumë fëmijë dhe 6 vitet e para të jetës janë vendimtare. Fëmijët mësojnë më shumë gjatë gjashtë viteve të para të jetës se sa në çdo moment tjetër të jetës së tyre”, ka thënë ajo.

Më tutje, Musmurati ka shtuar se investimi në edukimin e fëmijërisë së hershme është një mënyrë e mirë për të zvogëluar boshllëqet që shpesh i vendosin fëmijët me status të ulët social dhe ekonomik në disavantazh jetësor.

“Prandaj, ky është një lajm shumë i mirë për prindërit e rinj që jetojnë në Prishtinë sepse sado pak ju lehtëson barrën financiare të edukimit të hershëm për fëmijët e tyre. Si politikë e re, ky subvencionim do të ndihmojë edhe nënat e reja që të hyjnë në tregun e punës sa më parë dhe të rrisin përfshirjen e grave në tregun e punës”, ka thënë ajo.

Sipas saj, me subvencionimin me nga 70 euro në muaj për familjet e Prishtinës, do të rritet përfshirja e fëmijëve në çerdhe dhe edukim të hershëm dhe pjesëmarrja e grave në tregun e punës, si dhe do të lehtësohet barra financiare për shumë familje në Prishtinë.

“Ne kemi ndarë 100,000 Euro për financim të fazës së parë, por varësisht nga numri i aplikimeve do të rrisim edhe buxhetin. Prandaj i bëj thirrje të gjithë prindërve të Prishtinës që të hyrat familjare i kanë nën 500 Euro të aplikojnë në thirrjen e hapur për subvencionim, e cila tanimë është në uebfaqe të Komunës së Prishtinës dhe në rrjetet tona sociale”, ka thënë Musmurati.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni