Kreu Ekonomi Vazhdonë edhe sot kryerja e pagesave të 170 eurove nga Ministria e Financave

Vazhdonë edhe sot kryerja e pagesave të 170 eurove nga Ministria e Financave

nga Flamur Berisha

Ministria e Financave njoftone opinionin e gjere se Departamenti i thesarit eshte duke ekzekutuar pagesat per perfituesit e pakos emergjente.

Ministria e Financave njofton se Thesari ka ekzekutuar transferin për pagesën e 80,199 përfituesve të masës 3 (a) në vlerë prej 14,199,760 Euro, që përfshin pagesën për herën e dytë si dhe pagesën për dy muaj përnjëherë për ata të cilat nuk kanë pranuar deri tani pagesën për muajin e parë (3,369 përfitues), ndërsa mjetet mund të tërhiqen duke filluar nga sot në zyrat bankare.

Ky është grupi i parë i pagesave për masën 3 (a), i cili do të pasohet nga nesër me pagesat e radhës, për të vazhduar edhe me masat tjera te pakos emergjente, në përputhje me listat të cilat pranohen nga ministria e ekonomisë dhe ambientit përgjegjëse për zbatimin e tyre.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni