Kreu Ekonomi Ministria e Financave nuk iu pergjigjet qytetarëve dhe bizneseve në telefon!

Ministria e Financave nuk iu pergjigjet qytetarëve dhe bizneseve në telefon!

nga Flamur Berisha

Zyrtaret e Ministrise se Financave vazhdojne te mos iu pergjigjen qytetareve ne telefon per ankesa te cilat jane duke tentuar ti bejne rreth mos pagesave te pakos emergjente. Po ashtu edhe ATK doli me nje deklarate:

Të nderuar qytetarë, Duke pasur parasysh që jemi duke pranuar thirrje të shumta përmes linjave telefonike, si dhe adresave elektronike, lidhur me kompensimin e pagës sipas Pakos Emergjente, Administratat Tatimore e Kosovës ju njofton se nuk është kompetente t’i trajtojë këto kërkesa. Andaj, ju lutem të gjitha kërkesat e juaja lidhur me këtë çështje i adresoni në Ministrin e Financave, në këtë numër telefoni 0800 44 440, i cili është i hapur çdo ditë (përveç vikendeve) nga ora 08:00-16:00.
Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim!

Ftojme zyrtaret e ministrise se Financave ta marrin me seriozitet pozitat e tyre dhe te iu dalin ne ndihme qytetareve dhe bizneseve.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni