Aktiviteti i hotelerisë dhe gastronomisë në monitorim specifikIndustria e Akomodimit dhe Shërbimit Ushqimor (gastronomi/hoteleri), bazuar në të dhënat e përmbushjes gjatë vitit 2021, renditet si njëra ndër industritë me nivel të lartë të mos-përmbushjes së detyrimeve tatimore, andaj edhe është pjesë e planeve specifike të përmbushjes për grupet e identifikuara me rreziqe të larta për vitin 2021. Ndër problemet më specifike, të dala nga sistemet dhe modulet e ndërtuara përbrenda ATK-së, të cilat kanë kontribuar në këtë përzgjedhje të trajtimit të kësaj industrie janë: pagesa përgjithësisht të ulëta, me një kontribut të vogël në të hyra, pavarësisht numrit të madh të tyre; mos-deklarimi i punëtorëve dhe pagesa cash e tyre; mos-deklarimi apo nën-deklarimi i ahengjeve dhe mos-mbajtja e evidencave lidhur me këngëtarët gjatë mbrëmjeve muzikore; mos-lëshimi i kuponëve fiskal; pagesat po ashtu në Cash të realizuara në mes të konsumatorëve dhe bizneseve gjatë organizimit të ahengjeve të ndryshme; si dhe mos mbajtja e tatimit në qira apo nën-deklarimi i saj.Administrata Tatimore e Kosovës, kërkon nga secili tatimpagues nga çfarëdo aktiviteti ekonomik që zhvillon që t’i kryej përgjegjësitë e kërkuar tatimore që kalkulohen sipas legjislacionit tatimor, me qëllimin e vetëm që mos të jenë pre e ndëshkimeve tatimore.
Zyrtare: keto kategori te bizneseve. Jane ne kontrolle specifike te ATK-se
postimi i mëparshëm