Familjet e varfra dhe shumë studentë në Gjermani do të marrin ndihmëpër faturat e larta të ngrohjes, vendosi të mërkurën qeveria.
Ministrja e Strehimit, Klara Geywitz propozoi një masë që synon 16 milionë njerëz në 710,000 familje dhe 485,000 studentë.
Shteti do të ndajë 190 milionë euro për subvencione.
Paratë do të paguhen në verë, kur qytetarët t’i marrin faturat e ngrohjes.
Beqarët do t’i marrin 135 euro, kurse familjet me dy persona 175 euro, ku çmimi për çdo anëtar shtesë shtrenjtohet me 35 euro. Studentët kanë të drejtë për një ndihmë financiare prej 115 eurosh, përcjell Express.
Rritja e çmimeve të energjisë elektrike është nxitësi kryesor i inflacionit, i cili qëndroi në 5% në dhjetor të vitit të kaluar dhe 4.9% në janar 2020, sipas Byrosë Qendrore të Statistikave.
Në një studim të fundit doli se 44 për qind e gjermanëve thanë se nuk do të jenë në gjendje ta ruajnë standardin aktual të jetesës për shkak të çmimeve të larta.