Edhe një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit dhe rritjes së ndërmarrjeve tona prodhuese në Kosovë!
Sot kemi nënshkruar marrëveshjet me 167 ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme, përfituese nga skema e granteve për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese, me një vlerë prej 4.4 milionë eurosh.
Kjo përkrahje do të ndihmojë ndërmarrjet e 7 nën sektorëve prioritar të industrisë prodhuese, që të zgjerojnë prodhimin e tyre industrial, të krijojnë më shumë vende pune, duke kontribuar në rritjen e eksportit dhe përmirësimin e bilancit tregtar.
Nga dita e parë e qeverisjes sonë, mbështetja për bizneset tona ka qenë në prioritet.
Prandaj, sot me krenari shohim se rezultatet janë konkrete dhe të prekshme, ku nga 500 mijë euro sa ishte vlera maksimale e kësaj skeme mbështetëse deri në vitin 2021, sot ka arritur shifrën rekorde në mbi 4.4 milionë euro.
Ne jemi të përkushtuar për të siguruar që mbështetja të vazhdojë edhe më e fuqishme, për shpalosjen e potencialit të ndërmarrjeve tona, që janë shtytës kryesor i zhvillimit ekonomik, social dhe mjedisor në Republikën e Kosovës.
Urime të gjithë 167 përfituesve dhe një falënderim i veçantë për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e kësaj arritjeje!