Në platformën e-Kosova është publikuar linku në të cilin prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët nga klasa 1-5.
Ministria e Arsimit të enjten mbrëma ka njoftuar se do të ndajë 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore.
Megjithatë disa prindër janë ankuar se nuk kanë mundur të aplokojnë, pasi sipas tyre faqja nuk po funksionon.
Por, kur ka mbetur edhe një javë nga fillimi i vitit të ri shkollor, libraritë ende nuk janë furnizuar me tekste shkollore.
Ky është linku që është publikuar në platformën e-Kosova për aplikim për subvencionim të teksteve shkollore:
https://ekosova.rks-gov.net/Service/5