Qeveria ka ndarë 76,730.00 euro për zbatimin e masës 2.1 – Subvencionimi i kredive investive të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Masa 2.1. – Subvencionimi i kredive investive – 30 mil EUR
2.1.1. Me qëllim të mundësimit të investimeve të reja, të gjitha bizneset prodhuese dhe përpunuese do të mbështeten nëse marrin kredi për të financuar zgjerimin e kapaciteteve, duke ua subvencionuar deri në 20% të kryegjësë së kredisë, më saktësisht 10% të kryegjësë në fillim, për të mundësuar një grejs periudhë fillestare, si dhe 10% tjera në fund të kredisë në rast se janë përmbushur objektivat e investimit.