Kreu Financa Lajm i mirë nga Ministria e Financave. Fillon subvencionimi…

Lajm i mirë nga Ministria e Financave. Fillon subvencionimi…

nga Kontabilisti

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është procecuar subvencioni i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor.

Murati thotë se subvencionimi ka ndodhur për të gjitha familjet e cënueshme që janë kualifikuar për përfitim.

“Tashmë është procesuar subvencioni për faturat e energjisë elektrike 💰 të muajit nëntor për të gjitha familjet e cënueshme që janë kualifikuar për përfitim. Të gjitha familjet përfituese mund t’a shohin subvencionin qysh tash në llogarinë e tyre online me furnizuesin, apo edhe kur të pranojnë faturën e energjisë elektrike pas leximit të orëmatësit”, ka pohuar ai.

Tutje, ministri ka shkruar se masa e subvencionimit të faturave të energjisë elektrike mbështetet nga Bashkimi Evropian, në kuadër të pakos mbështetëse për energjinë.

“Qeveria për të gjithë! Vazhdojmë”, thekson tutje ai./Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni