Pas takimit të zhvilluar në mes të Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetarëve të komunave të Kosovës, është marrë vendim që të rishikohen masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Si rrjedhojë nga java që vjen do t’u mundësohet që të punojë sektori i gastronomisë, transmeton KlanKosova.tv.
“Nga e hëna fillon puna e sektorit të gastronomisë dhe qendrave tregtare duke respektuar masat strikte shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, që ka iniciuar mbajtjen e takimit.
“Duhet ta kemi të qartë se situata në institucionet shëndetësore është mjaft alarmante sepse këto institucione janë të stërngarkuara më pacientë të infektuar më COVID 19 dhe hapësira e këtyre institucioneve afër limiteve. Masat e ndërmarra përfundojnë më 18 prill 2021 dhe më 19 prill duhen masa të reja për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID 19. Është shumë e rëndësishme që sot të diskutojmë bashkërisht që masat që do të hyjnë në fuqi të koordinohen së bashku me nivelin lokal dhe propozimet e juaja si kryetarë dhe përfaqësues të komunave janë shumë të rëndësishme.
Prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë është furnizimi me vaksina anti-COVID. Jemi në rrugë të mirë, që në muajt në vijim të gjithë të moshuarit mbi moshën 65 vjeçare do të kenë mundësinë të vaksinohen”, thuhet në kumtesë.
“Në anën tjetër kemi bërë grupe punuese me përfaqësuesit e gastronomeve për të punuar rreth qasjes dhe punës së sektorit të gastronomisë në të ardhmen dhe aktiviteti i tyre do të rifillojë nga data 19 prill 2021 duke respektuar në përpikëri masat për mbrojtjen e shëndetit publik. Si përfundim duhet theksohet se Republika e Kosovës i ka masat më liberale duke i krahasuar ato me masat e vendeve të rajonit dhe Evropës”.