Kreu Ekonomi Bajrami: Tregon se a mund te terhiqen parate e trustit me llogari te femijeve!

Bajrami: Tregon se a mund te terhiqen parate e trustit me llogari te femijeve!

nga Flamur Berisha

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë në RTV Dukagjini se qeveria e Kosovës me Pakon e rimëkëmbjes ndihmoi popullin dhe bizneset në proporcion me mundësitë që ka pasur.

“Një nga elementet më të forta të Ligjit mendoj se është Fondi për garancinë kreditore. Për herë të parë do të kenë qasje edhe fermat që vetëm kanë numrin e biznesit”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Bajrami thotë se mundësimi i tërheqjes së 10% të parave të Trustit është një pikë tjetër me rëndësi e kësaj pakoje por që sipas saj qytetarët përfitues duhet të kenë llogari në emër të tyre dhe se vetëm në atë mënyrë tërhiqen fondet.

“Mjetet e Trustit nuk mund të tërhiqen me llogari të familjarëve”.

Sipas Bajramit edhe mobilizimi i një pjese të fondeve të Privatizimit do të ndihmojë bizneset dhe qytetarët në formë të granteve.

Ministrja e Financave thotë se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm gjatë plotësimit të aplikacionit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti pasi që sipas saj në të kaluarën kanë ndodhur gabime e që mund të vonojnë procesin e tërheqjes së mjeteve./Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni