Korporata e vogël për të ardhurat bruto vjetore nga veprimtaria afariste, obligohet të deklarojë dhe paguaj tatimin, si:
• Tre për qind (3%) të të ardhurave bruto nga tregtia, transporti, bujqësia dhe veprimtaritë e ngjashme ekonomike të çdo tremujori, por jo më pak se tridhjetë e shtatë pikë pesë euro (37.5€) për tre (3) mujor;
• Nëntë për qind (9%) të të ardhurave bruto nga shërbimet, veprimtaritë profesionale, të zanatit, të argëtimit dhe të ngjashme të çdo tre (3) mujori, por jo më pak se tridhjetë e shtatë pikë pesë euro (37.5€) për tre (3) mujor. Korporata, e cila nuk ka të ardhura në një periudhë tremujore, nuk kërkohet të paguaj, por duhet të dorëzojë deklaratën e këstit tremujor për periudhën kur nuk ka obligim tatimor.
Cilat janë detyrimet tatimore të bizneseve të vogëla?
postimi i mëparshëm