- Një borxh i keq konsiderohet shpenzim nëse i plotëson kushtet vijuese:
1.1 pagesa nuk është marrë plotësisht apo pjesërisht dhe është shpallur si i pa mbledhshëm duke iniciuar procedurat në organet gjyqësore;
1.2. borxhit i kanë kaluar së paku gjashtë (6) muaj nga afati i obligimit për pagesë;
1.3. shuma që korrespondon me borxhin më herët është përfshirë në evidenca kontabël si e ardhur;
1.4. nuk ka kontest mbi vlefshmërinë juridike të borxhit;
1.5. ka evidencë të mjaftueshme se janë bërë përpjekje substanciale për të vjelë borxhin, përfshirë çdo veprim të aplikueshëm për të maksimalizuar mbledhjen e borxhit sikurse janë:
1.5.1. tatimpaguesi ka balancuar çdo borxh të pakontestueshëm kundrejt borxhit të keq;
1.5.2. korrespodenca dhe kontaktet në përpjekje për të vjelë borxhin;
1.5.3. kërkesa është dorëzuar mbi mjetet e falimentimit/likuidimit, nëse është e aplikueshme dhe shuma që merret është përcaktuar në mënyrë të arsyeshme nga administratori, përmbaruesi, si dhe deri në shkallën sa janë marrë nga falimentimi, janë aplikuar në borxhin e pashlyer.
1.6. tatimpaguesi lëshon një faturë për shumën e paarkëtuar ku shkruhen fjalët “Borxh i keq”, si dhe numri i faturës, me të cilën lidhet ky borxh, faturë, e cila i shërben shitësit për të zvogëluar të ardhurën dhe blerësit për të zvogëluar shpenzimin (koston);
1.7 Për shumën deri në pesëqind (500) Euro euro të trajtuar si borxh të keq nuk kërkohet inicimi i procedurave në organet gjyqësore. - Zbritjet e borxhit të keq janë të kufizuara në pjesën e pambuluar të borxhit. Çdo borxh i keq i zbritur si një shpenzim dhe pastaj është mbledhur, përfshihet në të ardhurat e tatimpaguesit në kohën e mbledhjes.
- Shuma e paarkëtuar nuk konsiderohet borxh i keq nëse:
3.1. transaksionet me të njëjtin borxhli janë përsëritur pas shpalljes së borxhit të keq, me përjashtim të shërbimeve publike;
3.2. borxhi i keq është ndërmjet palëve të lidhura;
3.3. nuk ka evidencë të mjaftueshme se janë bërë përpjekje substanciale për të mbledhur borxhin, përfshirë çdo veprim të aplikueshëm për të maksimalizuar mbledhjen e borxhit;
3.4. procedurat për ta shpallur borxh të keq nuk janë iniciuar brenda njëzet e katër (24) muajve nga data e obligimit për pagesë.
- Ministri nxjerr akt nënligjor për të përshkruar kërkesat për zbritjen e borxhit të keq sikur që
është paraparë me këtë nen.