Kreu Financa Diaspora dërgoi në Kosovë mbi 3 miliardë euro. Ky është shteti qe kanë derguar më së shumti

Diaspora dërgoi në Kosovë mbi 3 miliardë euro. Ky është shteti qe kanë derguar më së shumti

nga Kontabilisti

Mbi 3 miliardë euro ka dërguar diaspora në Kosovë gjatë vitit 2022. Kjo shënon rritje prej 5.5 për qind krahasuar me vitin paraprak, përcjell albinfo.ch.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka bërë të ditur se vetëm nga Zvicra janë dërguar mbi 600 milionë franga.

Mehmeti ka thënë se gjatë periudhës janar-shtator janë dërguar 570.7 milionë, përfshirë këtu shpenzimet e udhëtimeve 267.8 milionë, remitencat 171.4 milionë dhe Investimet e huaja direkte 132.5 milionë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni