Për ata që kanë kursyer energjinë, Ministria e Financave ka përllogaritur dhe procesuar edhe
për muajin nëntor, dhe kjo tash mund të shihet në llogarinë tuaj online me KESCO me përshkrimin “GOVSUB – Energy Saving/2022/P11”.
Për nëntor, janë 180,276 familje që kanë plotësuar kriteret për subvencionim.
Për ata që kanë kursyer energjinë elektrike gjatë muajit dhjetor, subvencioni do të procesohet në muajin e ardhshëm.
Çdo kW i kursyer rezulton me faturë më të lirë për ju, subvencion të faturës nga shteti, e më pak import për shtetin.
Qeveria për Familjet