Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, do të nënshkruajë sot marrëveshje me me përfitueset e bizneseve të vogla Grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike.
Ai merr pjesë në aktivitetin “Shënimi i 8 Marsit- Dita Ndërkombëtare e Gruas”, ku edhe do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve me përfitueset e bizneseve të vogla të Grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike 2021 – Masa 4, Faza e dytë, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.