Para disa ditësh nga Ministria e Drejtësisë kanë njoftuar se është finalizuar dhe proceduar në Qeveri koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Koncept-dokumenti parasheh që hetimi për pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme, e cila duhet të justifikohet, të bëhet për 21 vjetët e fundit, por ministria ka cekur që qytetarët e zakonshëm nuk do t’i përfshijë.
Zëvendësministri, Blerim Sallahu, ka konfirmuar për InDoks që ligji do të jetë selektiv, i fokusuar jo tek krejt qytetarët që mund të kenë përfituar pasuri të paligjshme, por target e ka veç një pjesë të shoqërisë kosovare.
“Në këtë ligj nuk do të futen qytetarët që nuk kanë punuar në institucione publike, pasi e dijimë që mbas luftës kemi pasur një ekonomi jo formale dhe është e pamundur që të verifikohet një para e tillë që është e kundërligjshme apo një prone e tillë. Ne do t’i tjetërsojmë shërbyesit civil, zyrtarët publik që janë të emëruar që i kanë shërby shtetit”, ka thënë Sallahu për Indoks.
Kurse Ehat Miftaraj, nga Instiuti i Drejtësisë së Kosovë ka edhe vërejtje të tjera për aspekte shumë më specifike të këtij ligji dhe thotë që do t’i përfshijë qytetarët.