Kreu Financa Lajm i keq nga Trusti për të gjithë kontributdhënesit

Lajm i keq nga Trusti për të gjithë kontributdhënesit

nga Kontabilisti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë mungesa e Bordit në Fondit Pensional (Trusti) ka lënë në mëshirë të fatit rreth 2.5 miliardë të kursimeve të investuara në tregje financiare.

Ish-kryeministri Hoti është shprehur se pasojat po i bartin qytetarët nga mungesa e këtij Bordi.

“Trusti Pensional ka mbetur pa Bord nga data 1 mars 2023. Rreth 2.5 miliardë të kursimeve pensionale të investuara në tregje financiare janë në mëshirë të fatit. Pasojat tanimë po i bartim. Çmimi i njësisë së FKPK-së është në rënie nga 3 mars 2023 e këndej. Kjo po ndodh për shkak të disa sinjaleve për krizë të mundshme në tregjet financiare nga falimentimi i një banke në SHBA. Por, në mungesë të Bordit, nuk ka kush të marrë vendim për tërheqje të investimeve të Trustit Pensional nga tregjet financiare ku ka rënie”, është shprehur Hoti

Ai shton se kursimet e mbledhura nuk do të mund të investohen në tregje financiare.

“Në mungesë të Bordit, kursimet e mbledhura nga Trusti gjatë këtyre muajve nuk do të mund të investohen në tregje financiare”, përfundon ai. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni