Kreu Financa Lajm i mirë nga Ministri i Financave per faljen e tatimit në pronë

Lajm i mirë nga Ministri i Financave per faljen e tatimit në pronë

nga Flamur Berisha

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se shumë shpejt do ta sjellin në Kuvend plotësim-ndryshimin e ligjit për tatimin në pronë që mundëson faljen deri në 100 euro për secilin tatimpagues.

“Shumë shpejt si ministri e Financave do ta sjellim projektligjin që synon përmirësimin e situatës për vitet e ardhshme të ndryshohet ligji ekzistues ndërsa për vitin aktual, pra të mundësojë lehtësimin e barrës për qytetarët këtë e kemi thënë dhe nuk e kuptoj se pse është e nevojshme të ketë rezolutë kur si qeveri kemi dhënë zotimin tonë sa i përket kësaj teme”, tha ai të enjten në Kuvend.

Disa konstatime të deputetëve opozitarë, Murati i quajti të pavërteta. Sipas tij, e nuk është e vërtetë që Qeveria ka marrë vendim të rritet tatimi në prona. Ai tha se kjo është bërë nëpërmjet ligjit të vitit 2018.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni