Kreu Biznes Mastercard zgjeron mundësite e çasjes në ecommerce për Kosovarët

Mastercard zgjeron mundësite e çasjes në ecommerce për Kosovarët

nga Kontabilisti

Licensohet pranimi i mjeteve në Paysera Kosova përmes Mastercard, avancohen shërbimet e kartelave

Institucioni Financiar Paysera Kosova që nga 29 gusht, 2022, licencohet si Principal, “Lëshues dhe Pranues” i kartelave Mastercard. Po ashtu Paysera Kosova ka arritur të kryej me sukses integrimet teknike që në fund të janarit 2023, klientëve të vet, t’ju ofroj shërbime të avancuara të kartelave. 

Paysera Kosova e ka vlerësuar si të nevojshëm avancimin e mundësive të shërbimeve për pranimin e kartelave, ku tani në Portën e Pagesave do të shtohet dhe mundësia e pranimit me Mastercard. 

Mastercard Inc. është Korporata e dytë më e madhe e përpunimit të pagesave në mbarë botën. Me seli në Nju Jork, ajo ofron një sërë shërbimesh financiare. Në mbarë botën, biznesi i saj kryesor është të përpunojë pagesat midis bankave tregtare dhe bankave lëshuese të kartave ose unioneve të kreditit të blerësve që përdorin kartat e debitit, kreditit të markës Mastercard për të bërë blerje. Mastercard përdoret publikisht që nga viti 2006.

Pas pjesës së e-commerce, Paysera Kosova do të vazhdoj me funksione shtesë dhe të avancuara të kartelave të cilat nuk janë akoma të aplikueshme në tregun e Kosovës. 

Zhvillimet dhe avancimet në shërbimet e pagesave kanë rëndësi shumë të madhe në ngritje të kapaciteteve të tregtisë digjitale online dhe u mundësojnë bizneseve të reja dhe bizneseve individuale çasje të lehtë dhe të shpejtë në tregjet ndërkombëtare. 

Paysera Kosova, për shërbimet e-commerce ofron një teknologji shumë të avancuar dhe të lehtë, ku ju mund të lidhni ueb faqen tuaj me portën e pagesave të Payserës dhe të filloni shërbimet online brenda 20 minutave. I tërë ky proces në të kaluarën ka zgjatur 3 deri 6 muaj nga Bankat Trandicionale, dhe procesi i aprovimit dhe shërbimit ka qenë dhe është aktualisht tejet i komplikuar. 

Paysera po ashtu është e lidhur me “Shopify” dhe ju mundëson ndërtimet e ueb faqeve dhe pastaj mund të përzgjedhni Paysera-n, e cila do t’ju mundësoj që të pranoni pagesa nga shumë mënyra, e tani edhe nga Mastercard.

Paysera Kosova vazhdon të sjellë në Kosovë inovacionet e fundit të pagesave dhe trendeve të fundit për shërbimet digjitale globale.

Kliko në linkun e mëposhtëm për të hapur llogarinë individuale në Paysera për ti gëzuar shërbimet më të avancuara.

https://www.paysera-ks.com/v2/xk-XK/aplikacioni-mobil

Ndërsa pasi të jeni bërë klient i Paysera, për shërbimet e-commerce dhe hapjen e Merchant Account na kontaktoni në:

support@paysera-ks.com

+383 38 607 607

Ju gjithashtu mund të pëlqeni