Në Mbledhjen e 169-të të Qeverisë, me propozim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve janë aprovuar 7 vendime si në vijim:
U ndanë 2.5 milionë euro për zbatimin e masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Këto mjete do të përdoren për mbështetjen e bizneseve prodhuese dhe përpunuese .
U aprovua vendimi për rritjen e kufirit të kategorisë “Rezerva” me rastin e pranimit të mjeteve prej 15 milionë euro nga Banka Botërore.
Në linjë me trendet e zhvillimit të produkteve të duhanit, u aprovua vendimi i cili adreson rishikimin e normave tatimore të akcizës për produktet dhe zëvendësuesit e duhanit në Kosovë .
U ndanë 9 milionë euro për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbje nga vërshimet e shtatorit 2022 dhe janarit 2023 për ekonomi familjare në komuna të ndryshme të vendit.
U ndanë 43.7 milionë euro në kategorinë “Paga dhe Shtesa” për muajt tetor dhe nëntor 2023.
U ndryshua përbërja e Këshillit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, me z. Genc Rraci të emëruar si kryesues dhe znj. Antigona Prenaj-Bekaj të emëruar si anëtare.
U aprovua raporti 9-mujor për periudhën janar-shtator të vitit 2023. Ky raport pasqyron të hyrat sipas institucioneve të nivelit qendror dhe lokal , detajet mbi të hyrat dhe krahasimet me periudhat paraprake, si dhe projeksionet buxhetore.