Kreu Financa Ndahen 2 milion euro për këtë kategori nga Qeveria

Ndahen 2 milion euro për këtë kategori nga Qeveria

nga Kontabilisti

2 milionë euro për 2 mijë bursa STEM

Shumë e lumtur të ndaj me ju lajmin se edhe këtë vit po vazhdojmë mbështetjen financiare të vajzave dhe grave në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (apo STEM) të arsimit të lartë në Kosovë.👨🏼‍🔬Këtë vit, me dyfishim të buxhetit nga 1 milion në 2 milionë, e me rritje të numrit të përfitueseve nga 1 mijë studente vajza/gra në 2 mijë, po rrisim përfshirjen e studentëve tanë në fushat STEM. Gjithashtu, kësaj radhe po përkrahim edhe djemtë/burrat në këto fusha prioritare.

Të gjitha detajet e hollësishme të konkursit i gjeni në këtë thirrje: https://masht.rks-gov.net/thirrje-per-mbeshtetje…/

Procesi i aplikimit do të realizohet online përmes platformës E-Kosova, në linkun: https://ekosova.rks-gov.net/435. 🧫E ardhmja është STEM! #QeveriaKurti#QeveriapërStudentët

Ju gjithashtu mund të pëlqeni