Kreu Ekonomi Nese i shkelni rregullat ne BE, kaq vite do te ju ndalohet te shkoni pa viza

Nese i shkelni rregullat ne BE, kaq vite do te ju ndalohet te shkoni pa viza

nga Kontabilisti

Qytetarët e Kosovës nga 1 janari do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.

Qytetarët e Kosovës nga 1 janari do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.

“Nëse ju qëndroni në zonën Shengen për më shumë se 90 ditë (pa leje qëndrimi ose vizë qëndrimi afatgjatë) atëherë ju jeni i/e pranishme në mënyrë të paligjshme, gjë që mund të rezultojë në një ndalim të udhëtimit në zonën Shengen”, thuhet në njoftimin e kësaj faqeje.

Tutje në njoftim thuhet se të punohet në zonën Shengen pa leje pune është gjithashtu e paligjshme (edhe nëse është më pak se 90 ditë) dhe gjithashtu mund të rezultojë në një ndalim të rihyrjes në zonën Shengen.

“Në varësi të shtetit anëtar, mund të zbatohen edhe gjoba administrative dhe financiare.

Në rast të shkeljeve eventuale dhe abuzimit të udhëtimit pa vizë, pasojat personale përfshijnë: shqiptimin e gjobës financiare dhe shënim zyrtar në pasaportën dhe dosjen tuaj ku figuron shkelja në sistemin Shengen si dhe ndalimi i hyrjes në zonën Shengen deri në 5 vite”, thuhet tutje në njoftim. 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni