Bazuar në Neni 13 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, si dhe Neni 4 të Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2018, të gjithë personat të cilët bëjnë furnizimin e mallrave/shërbimeve, të cilat ofrohen në objektet, njësitë apo vendet në qasje me publikun, janë të obliguar të përdorin PEF dhe pajisjet tjera të obligueshme për regjistrimin dhe vërtetimin e furnizimit të këtyre mallrave dhe shërbimeve, me përjashtim të rasteve kur kërkohet të lëshohet faturë tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor, citojmë;
“1.1. Të gjithë personat që bëjnë furnizime të mallrave dhe/ose shërbimeve në objektet, njësitë ose vendet të cilat mund të jenë në qasje të publikut, janë të obliguar që të shfrytëzojnë PEF dhe pajiset tjera të obligueshme për regjistrimin dhe vërtetimin e furnizimit të mallrave dhe shërbimeve.”
Pra, të gjithë furnizimet të cilat janë për konsumatorin e fundit (Personat Fizik), biznesi obligohet të lëshoj kupon fiskal, edhe në rastet kur pagesa bëhet përmes POS-it bankar apo edhe llogarisë bankare. Ndërsa, për transaksionet biznes – biznes, pavarësisht mënyrës së pagesës, obligoheni të lëshoni faturë tatimore sipas legjislacionit tatimor dhe nuk obligoheni të lëshoni kupon fiskal.
Bazuar në nenin 22, paragrafi 1 të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010 për zbatimin e ligjit 03/L-222 për ATK dhe Procedura, është përcaktuar mënyra e pagesës për transaksionet mbi 500.00€, citojmë:
“Paragrafi 7 i Nenit 13 të Ligjit, përcakton se të gjithë personat, të cilët kryejnë transaksione, gjatë aktivitetit të tyre ekonomik në lidhje me furnizimin e mallrave apo shërbimeve, në mes të personave, më të larta se 500 (pesëqind) euro pagesa e transaksionit duhet të bëhet përmes llogarisë bankare.”
Nëse transaksioni kryhet me kesh biznes-biznes me fature te rregullt. A duhet ta bashkangjes kuponin fiskal?
postimi i mëparshëm