Kreu Ekonomi Nesër ndryshon Ora. kthehet 60 minuta para apo pas?

Nesër ndryshon Ora. kthehet 60 minuta para apo pas?

nga Kontabilisti

Këtë të diel, më 30 tetor, në orën 03:00, akrepat e orës kthehen pas 60 minuta, duke bërë të mundur që të gjithë flemë një orë më shumë gjumë.

Si çdo vit në javën e fundit të tetorit përfundon ora verore. Akrepat do të kthehen 60 minuta prapa deri në fundjavën e fundit të marsit.

Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ’70-ta me shpjegimin se me këtë zgjatet dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Kujtojmë që BE do të heqë dorë nga ndryshimi 2 herë në vit i akrepave të orës, e për këtë u ka dhënë vendeve anëtare kohë deri në prill të vitit të ardhshëm për të vendosur nëse duan të qëndrojnë me orën verore apo atë dimërore

Ju gjithashtu mund të pëlqeni